Operacion ndërkombëtar kundër piratëve të informatikës, Policia shqiptare pjesë e hetimit mes 36 shteteve

0
162

kompPolicia shqiptare është pjesë e hetimit mes 36 shteteve, të cilat janë angazhuar nga Europol në kuadër të Operacionit ndërkombëtar kundër piratëve të informatikës.

Sipas burimeve, policore, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Dorkbot malware”, në bashkëpunim me EUROPOL dhe FBI-në, Sektori për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, si edhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kryen regjistrimin e procedimit penal për veprat penale të “Ndërhyrjes në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorim të pajisjeve”, të parashikuara nga Kodit Penal.

Duke koordinuar veprimet nëpërmjet EUROPOL-it, në datë 3 dhjetor 2015 në orën 13:00, u bë ndërhyrja në të njëjtën kohë në 36 shtetet pjesëmarrëse në këtë operacion, duke nxjerrë jashtë funksionit serverat, të cilat ishin objekt hetimi. Gjatë hetimeve janë ekzaminuar të dhënat e gjetura nga viruset “Dorkbot malware” dhe janë identifikuar 1.427 ndërhyrje, me shtetas të prekur në 225 shtete në mbarë botën, si dhe 475.532 IP të infektuara nga këto viruse. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.