Pak minuta më parë është bërë publik një lajm për vrasjen e dy shqiptarëve, që sipas mediave maqedonase janë vrarë për këngëtaren, Adelina Tahiri.
Në një komunikim të shkurtër për Opinion.al Adelina ka thënë se këto lajme nuk janë aspak të vërteta dhe se nuk është vrarë askush për të.
Këngëtarja siguron se e vërteta do të dalë shumë shpejt në pah.
Vrasje që ndodhi të mërkurën në orët e vona të natës në fshatin Gërçec të Shkupit ka si shkak këngëtaren shqiptare Adelina Tahiri shkruajnë mediat maqedonase.
Sipas mediave maqedonase Zeirja Latifi Zeko është i dyshuari kryesor për vrasjen dhë vëllai i tij Abdurahim me nofkën Moni. Policia poashtu dyshon se ka edhe një person të tretë të implikuar në vrasje.
Ata rreth orës 23 të mërkurën kanë vrarë Nebush Nuishin, nip i të njohurit famëkeq Arsllan Nuishi dhe Qani Murtezanin ndërsa kanë plagosur edhe shokun e tyre Mumin Ajrullau.
Vrasësit sipas policisë kanë dosje kriminele. Sipas mediave maqedonase vrasjes i ka paraprirë një zënkë mes Muishit dhe Zekos për këngëtaren shkupjane Adelina Tahiri po për çfarë konkretisht nuk është e njohur.
Përndryshe kjo nuk është hera e parë që Adelina Tahiri përmendet në këtilla raste. Edhe vitin e kaluar në Çarshinë e vjetër u kris me pistoletë ku nëpër media përflitej për emrin e djalit të zv/kryeministrit Musa Xhaferi.