Shqiptari Agim Abdullahu triumfon ndaj serbit

0
1566

11212Shqiptari Agim Abdullahu e ka rrahur keq fight, erin serb Kristijan Goluboviq.

Fighteri shqiptar, Agim Abdullahu e ka fituar duelin përballë serbit, Kristijan Goluboviq në kuadër të organizimit “Gladiator Fight Night” të mbajtur në Vjenë.
Abdullahu takimin e fitoi në sekondat e para, pasi gjyqtari ndërhyri për ta ndërprerë ndeshjen, pasi koka e Goluboviqit ishte zënë keq.
Serbi nuk ka qenë i kënaqur me këtë vendim, pasi tha se gjyqtari e ka ndërprerë takimin në kohën kur ai ishte duke u mbrojtur.
Ai po ashtu është ankuar se pas ndeshjes Agim Abdullahu ia ka valëvitur para tij flamurin kombëtar shqiptar si dhe flamurin e Kosovës.