Tension në Kuvend/Balla i thotë Berishës ngordhësirë, revoltohen deputetët e PD, bllokojnë foltoren: Përjashtojeni

0
112

rrethimi i balles

Një debat i fortë që solli edhe ndërprerjen e seancës parlamentare ishte ai mes ish-kryeministrit Berisha dhe deputetit socialist Taulant Balla. Ky i fundit në replikë me Berishë e quajti atë shpifës, vrasës si edhe “ngordhësirë”, citime të cilat revoltuan ish-kryeministrin dhe deputet e PD që bllokuan foltoren ku po fliste Balla. Menjëherë ndërhyu garda e cila rrethoi foltoren por deputetët e PD- së i bën të pamundur Ballës që të fliste,situatë e cila solli edhe ndërprerjen e seancës për 10 minuta.  Pas rifillimit të seancës kreu i grupit të PS kritikoi sjelljen e gardes se republikës e cila sipas tij nuk duhet të rrehtojë foltoren e parlamentit pa marrë urdhër nga kryesuesi i seancës.

Debati i plotë

Berisha: Edi Rama sikur të ishte një plak 90-vjeçar me prostatë, hyn dhe del e nga karrigia nuk rri dot. Zonja më falni… Sonte ka arritur të bindë dhe ata që kërkuan publikisht dhe botërisht hetim ndërkombëtar nga krahu i tij për CEZ-in. Mendon se duke u shërbyer nga një çakall që e mban peng me dokumentet e përdhunuesit, me Timsin që kalonte trafikantë të drogës, me klanin Hoxha të drogës që para disa muajsh u arrestua… të çonin te qershia ty ata (Ballës)…

Taulant Balla ndërhyn jashtë mikrofonit…

Berisha-Leskajt: Sa herë të më ndërpresë do kërkoj pesë minuta kohë… Sot më thonë oficeri i tij se Shkëlzeni ka firmosur një letër, së pari duhet të dish një gjë që Shkëlzeni, po të kisha 10 të tjerë si Shkëlzeni ata për kohë që janë me mua do të respektojnë standardet. Shkëlzeni me të gjithë ato që keni thënë s’keni gjet implikimin më të vogël.

Ndërhyn Balla pa mikrofon

Berisha: Mashtrues dhe hajdutë s’më impresionojnë mua. Edhe njëherë Ina Rama dhe djali im ka qenë tek prokurorët më fanatikët tuajt, më ekstremistët, kanë respektuar ligjin, por janë detyruar në fund të thonë se faksi ishte falsifikim.

Balla: Nuk kisha ndërmend të merresha me ty personalisht. Ti fyen çdo ditë, zonja që ke afër i tha deputetit bastard. Më thonë edhe miqtë e mi ke gjetur një të ngordhur dhe merresh gjithë ditën me të…

Berisha acarohet dhe cohet nga karrigia, replikon pa mikrofon me Ballën

Balla: Ju fyeni edhe me fjalë më të rënda

Ccohen të gjithë deputetët e opozitës në këmbë dhe rrethojnë Ballën në foltore

Balla: një shpifës dhe të vijë turp që je 70 vjecc, zonja që bërtet aty (Topalli) në cilin parlament i drejtohet kolegu me fjalën bastard, në cilin parlament një ish-kryeministër flet me atë gjuhë. Ju vini këtu me shpifje me fyerje

Noka i afrohet Ballës por nuk e lë garda, afrohen të gjithë deputetët e PD-së para foltores

Tahiri akuza deputetëve të PD. Noka-ministrit: Hajde poshtë, merre edhe Shullazin këtu

Balla, Topallit: je disenjatore, disenjatore je, kërko falje

Revoltohen deputetët e PD, Noka shkul foninë e foltores, Leskaj ndërpret seancën për 10 minuat

Pas rifillimit të seancës

Rucci: këtu në nisje të fjalës Berisha e nisi direkt me Taulant Balla e mori me libër shpie familjen e tij. Të respektohet rregullorja për të gjithë njësoj

Berisha: unë ato që them i vërtetoj, po qe se nuk ka kartelën ai për përdhunim unë iki nga parlamenti

Balla: të vijë turp që flet për motrën time, asgjë nuk është e vërtetë. Faji im i vetëm është që kam moshën e familjarit tënd. Para një jave i dërgova një mesazh dhe i thashë që ka një arë me hashash në Librazhd dhe se fshihet taulant balla dhe ai e lexoi sot. (qeshin deputetët e PS në sallë)

Berisha: Për çakallin që më nxjerr për të shpifur nuk kam çfarë them se ai është akuzuar për përdhunim. Unë e kam akuzuar 5 javë më parë dhe kam 5 burime që më kanë fol për Xhyrën, ke ti gjë aty për Xhyrën. Ky mendon se duke bërë hokatarin mund ti shpëtojë kësaj akuze

Ruçi: Ne nuk jemi një parlament që mbrohemi nga garda. Garda në foltore bëhet vetëm me urdhrin tuaj. Dilni jashtë dhe hyni vetëm atëherë kur të thërrasë kryetari i seancës

Balla: Skenarin që bëtë pak minuta më parë me mua, e kishit në plan ta bënit me kryeministrin. Do të sulmonit foltoren sepse ju rezulton që nuk i keni të motivuara degët e partisë për të ardhur në protestën e 8 dhjetorit. Protesta bëni sa të doni, para 4 muajsh populli shqiptar ua shkuli edhe veshin tjetër, pas shkuljes së veshit të parë në 2013-n. Nuk kam ç’të bëj unë se keni mbetur pa veshë

Paloka: Mblidhni byronë dhe përjashtoni zotërinë që del këtu në foltore me urdhër të kryeministrit që nuk ka guxim, apo nuk do të bie në nivelin e fyerjeve, dhe merr atë zotërinë e nxjerr këtu vetëm për fyerje dhe sharje

Ruçi: Kjo rregullore nuk detyron që të ndërpritet seanca dhe të mblidhet byroja. Përkundrazi, seanca vazhdon dhe byroja mblidhet pas 48 orësh. Në qoftë se doni të shkatërroni seancën e Parlamentit, kjo është puna juaj, vazhdojeni po të doni