Zyrtare: Reali përjashtohet nga Kupa e Mbretit

0
1239

 

realReal Madridi është përjashtuar nga Kupa e Mbretit pasi lojtari i suspenduar Denis Cheryshev ishte përzgjedhur për ndeshjen ndaj Cadizit.

Anësori shënoi të mërkurën mbrëma, por paraqitja e tij nuk është pranuar pasi ishte suspenduar derisa ishte i huazuar te Villarreali sezonin e kaluar.

Reali edhe pse arriti të fitojë ndeshjen me rezultat 3-1 si mysafirë duhet të pajtohet me këtë fakt.

Mbretërit tashmë duhet të koncentrohen në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga edhe pse kanë mbetur pak prapa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency