Mësuesi për Shqipërinë 2015, Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka nisur faza e dytë për konkurrimin e mësuesve për vende të lira pune. Sipas MAS, të gjithë kandidatët të cilët kanë kaluar fazën e parë të konkurrimit do ti nënshtrohen fazës së dytë, asaj të aplikimit online. Kjo fazë ka filluar me 4 dhjetor dhe zgjatë deri më 12 dhjetor
Të gjithë mësuesit të cilët kanë përfunduar fazën e parë të konkurrimit “Mësues për Shqipërinë 2015” dhe janë kualifikuar, me vlerësimin e dosjeve të kandidatëve nga Drejtoritë/Zyrat Arsimore Rajonale, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron faza e dytë e konkurrimit vazhdon me testimin e kandidatëve për “Mësues për Shqipërinë 2015”. Ndërkohë ky testim do të zhvillohet, më datë 19.12.2015, ora 10-12.30, në ambiente të planifikuara nga Drejtoritë Arsimore Rajonale. Gjithashtu, Ministria e Arsimit në një njoftim në faqen e saj zyrtare bën me dije se aplikimi në portalin mesues.arsimi.gov.al ka filluar më datë 4 dhjetor dhe vazhdon deri më datë 12 dhjetor, duke respektuar plotësisht udhëzuesin e aplikimit.
Procedurat dhe vlerësimi
Renditja përfundimtare për çdo profil/lëndë bëhet sipas pikëve totale që nxirren nga shuma e pikëve të marra në vlerësimin e dosjes së aplikimit dhe pikëve të marra në testimin “Mësues për Shqipërinë”. Renditja fillon me kandidatin me më shumë pikë dhe vijon në rendin zbritës.
Kandidati i cili në renditjen e përgjithshme sipas profilit/lëndës është renditur me numrin më të madh të pikëve, ka të drejtën e zgjedhjes për vendet e lira të punës në institucionet arsimore në prezencë të Komisionit të ngritur pranë Drejtorive/Zyrave Arsimore Rajonale.
Kandidatët nuk mund të refuzojnë më shumë se tri vende pune të lira në tri njoftime të njëpasnjëshme të komisionit. Të gjithë kandidatët që kanë marrë pjesë në testimin “Mësues për Shqipërinë” të vitit 2014 dhe nuk kanë mundur të jenë pjesë e sistemit arsimor, si dhe kanë vendosur të mbajnë pikët e fituara nga testimi i mëparshëm, aplikojnë nëpërmjet një shtojce të veçantë duke respektuar kërkesat e Udhëzimit Nr.38. Këta kandidatë pas vlerësimit përfshihen në renditjen përfundimtare për profil/lëndë në Drejtoritë Arsimore Rajonale përkatës.
Çdo informacion i mëtejshëm rreth këtij testimi mund të gjendet në faqet zyrtare të çdo
Drejtorie/Zyre Arsimore Rajonale si dhe në portalin mësues.arsimi.gov.al. Procesi i testimit të aplikantëve në sistemin arsimor parauniversitar do të drejtohet nga MAS dhe do të organizohet e administrohet nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) dhe DAR/ZA-të, si dhe do të monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.