Lista_e_farmacisteve_Bordi_Dhjetor_2015
Lista me emrat që nuk kanë plotësuar kreditet
Farmacistët të cilët nuk kanë plotësuar pikët kredite, do t’i nënshtrohen provimit të certifikimit ditën e martë, më datë 15 dhjetor 2015 në orën 12.00 tek Fakulteti i Farmacisë. Pjesëmarrësit në provim duhet të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj, të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit, si dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit. Gjithashtu gjatë provimit profesionistët duhet të kenë parasysh që nuk duhet të përdorin celularin ose mjete të tjera të komunikimit gjatë provimit dhe të mos komunikojnë gjatë zhvillimit të provimit, në të kundërt do të penalizohen. Fakulteti i Farmacisë në bashkëpunim me Urdhrin e Farmacistëve kanë përgatitur programin e provimit të ricertifikimit për farmacistët që nuk kanë përmbushur 100 kreditet e detyrueshme gjatë 5 viteve të kaluara. Bazuar në nenin 3, pika 5 të Rregullores për Organizimin e Provimit të Ricertifikimit si dhe në udhëzimet e fundit të Bordit të Ricertifikimit dhe Akreditimit, farmacistët ashtu si dhe profesionistët e tjerë me kredite të paplotësuara duhet të kalojnë këtë provim në mënyrë që të vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre. QKEV bën me dije se “çdo profesionist që duhet të kryejë provimin ka përgjegjësinë që të interesohet pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve për procedurat e regjistrimit, datat e provimit dhe gjithçka tjetër që lidhet me kryerjen e provimit”. Provimi do të konsiderohet i marrë me sukses vetëm nëse profesionisti merr të paktën 50% të pikëve maksimale. Në rast se nuk është i kënaqur me pikët e marra në provim, ai mund të paraqesë ankimimin me shkrim pranë AKP-së 5 ditët e para nga shpallja e rezultatit.