Arestohen7 zyrtarë në mes të tyre dhe ish-zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave , zhdukën 4.4 milionë litra naftë

0
117

 

nnnProkuroria e Fierit ka evidentuar 7 zyrtarë të doganave, përfshirë edhe ish-zv.Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave, dhe ka urdhëruar arrestimin e tyre pas lejes së marrë nga gjykata, si përgjegjës për veprën penale “shpërdorim detyre”, me pasojë zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë “virxhin” nga depozitat e kompanisë “Tea Construction & Petrol”, me administrator Adrian Xhillari, ndaj të cilit është nxjerrë gjithashtu urdhër arresti, pasi ky i fundit dyshohet për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë”. Vendimi i gjykatës për punonjësit e doganës është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, administratori Xhillari është shpallur në kërkim ndërkombëtar pak muaj më parë, pasi rezulton se është jashtë Shqipërisë.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë. Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

Prokuroria e Fierit, në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer aspak detyrën e tyre.

Për këtë arsye, gjykata e Fierit, pas kërkesës së Prokurorisë së këtij qytetit, ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit, si më poshtë:

  1. Lula Njebza, ish-zv/Drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave;
    2. Mirarbër Teneqexhiu, ish- Kryetar i Doganës Tiranë,
    3. Alfred Bushi, ish- shefi i Akcizës
    4. Adrian Alikaj, doganier akcize
    5. Syrja Misiraj, doganier akcize,

Po ashtu, është vendosur masë e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetaset:

  1. Ortenca Zorba, doganiere akcize
    7. Elona Jareci, doganiere akcize

Ndërkohë që, në muajin Maj 2015, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”, për shtetasin:

  1. Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”. Ky shtetas është shpallur aktualisht në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se është larguar nga Shqipëria para se të vendosej masa e sigurisë nga gjykata.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency