Këngëtarja vlonjate Aurela Gace triumfon në edicionin e Këngës Magjike edhe për këtë vit. Balada e fuqishme “Akoma jo” rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar por edhe të kolegëve këngëtarë të Aurelës të cilët e përzgjodhën përmes një votimi të hapur fituese të këtij kompeticioni.
“Vetë ma dhatë”, – u shpreh Aurela me humorin që e karakterizon, duke ju drejtuar me falenderime këngëtarëve që i besuan vendin e parë. Ishte Bruno i grupit “Revolt Klan” ai të cilit nuk “ju durua” të priste që Aurelës t’i vinte radha për të marrë cmimin…ai e ngriti peshë nga salla ku rrinin artistët dhe e solli në skenë, një situatë e cila u mirëprit me të qeshura në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja me zërin e vecantë merr kupën e fitores në Kënga Magjike, e për këtë tha se ndidhet në faj…por ajo qetësohet me faktin që ishin vetë kolegët që e vlerësuan për të kryesuar edhe në këtë edicion.
Endri Prifti i cili për herë të parë u shfaq në skenën shqiptare pa vëllain e tij Stefin, mori kupën e vendit të dytë në Kënga Magjike. Një cmim të cilin mes emocionesh të forta, Endri u shpreh se ja dedikon kunatës së tij e cila u nda nga jeta pak ditë më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë. “Mariana ja dolëm”, – u shpreh Endri teksa ngriti kupën, duke thënë se kjo fitore ishte për një person që tashmë ndodhet në parajsë.
Juliana Pasha u radhit e treta, por sic ajo u shpreh, kupa e vendit të tretë ishte ajo që i mungonte në fitoret e saj, pasi vendin e dytë dhe të parë tashmë i kishte marrë në edicionet e viteve të mëparshme të Kënga Magjike. Kenga Magjike u drejtua nga Ardit Gjebrea i cili kete vit kishte zgjedhur te kishte bashkeprezantuese Almeda Abazin, missin shqiptar e cila tashme eshte kthyer ne nje aktore te famshme ne Turqi.
I ftuar special ishte libanezi Omar, kengetari i hitit “Beautiful Life” Kengetari i cili u be i njohur gjate talent show per femije ne Rumani “Next Star” zbuluoi se origjina e tij është shqiptare për shkak edhe të mbiemrit të tij “Arnaout”.
Çmimet e dhëna gjatë natës finale të festivalit “Kënga Magjike 2015”:
Çmimi Magjia e Parë: Janex Trio
Çmimi Telekom Albania: Renis Gjoka
Çmimi Çesk Zadeja: Mateus Frroku
Çmimi i produksionit Xhesika Polo
Grupi më i mirë: Alar Band
Best neë artist: Venera Lumani dhe Lind Islami
Kënga stil: Revolt Klan
Çmimi Tv Klan: Mariza dhe Klea
Kënga më e mirë Hip-Hop: Stresi
Kënga më e mirë pop/rock: Altin Goci
Çmimi Rtv 21 Kosovë Tv21 Maqedoni: Shpat Kasapi
Kantautori më i mirë: Endri Prifti
Best Duet : Erik Lloshi dhe Anxhela Peristeri
Çmimi Tendencë: Semi Jaupaj
Balada më e mirë: Gerta dhe Klejdi Mahmutaj
Artisti më i mirë në web: Flori Mumajesi
Çmimi Diskografik: Stine
Çmimi i Interpretimit: Aurela Gaçe
Çmimi i Kritikës: Albërie Hadërgjonaj
Çmimi vokali më i mirë: Juliana Pasha
Çmimi i madh Kënga Magjike 2015: Aurela Gaçe