Policia e Tiranës ka marrë masa për sigurinë e derbit të kryeqytetit, Tirana-Partizani.
Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë, nisur nga ndeshja e futbollit e cila zhvillohet ditën e nesërme më datë 07 dhjetor 2015 në stadiumin “Selman Stermasi” ndërmjet ekipeve Partizani – Tirana, Policia për arsye sigurie njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se nuk do të lejohet parkimi i automjeteve rreth e përqark perimetrit të stadiumit.
Parkimi i automjeteve nuk do lejohet më datë 07.12.2015 nga ora 08:00- deri në përfundim të aktivitetit.
Policia rrugore do mare masat e zhvendosjes se mjeteve në pikat e saj të bllokimit nëse do konstatohen mjete që nuk janë larguar sipas këtij njoftimi.