Presidenti amerikan, Barack Obama, planifikon që sonte vonë, ta mbajë një fjalim televiziv se si të mbrohen amerikanët dhe si t’i shkaktohet disfatë grupit militant, Shteti Islamik, vetëm disa ditë pasi në Kaliforni u vranë 14 vetë.
Në fjalimin në Shtëpinë e Bardhë, Obama do të përpiqet t’i siguroj përsëri amerikanët, pas të shtënave në San Bernardino, të cilat nga hetuesit e agjensicë FBI po trajtohen si akt i terrorit.
Grupi ekstremist, Shteti Islamik, dje e ka lavdëruar çiftin bashkëshortor, që e ka ndërmarrë sulmin në një agjenci të shërbimeve sociale, duke e cilësuar si “ushtar” të vet.
Dje presidenti, Barack Obama, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të terrorizohen.
Çifti bashkëshortor, Syed Farook, 28 vjeçar, dhe Tashfeen Malik, 29 vjeçare, janë vrarë nga të shtënat me policinë, disa orë pasi e kanë kryer sulmin në San Bernardino, më 2 dhjetor.