Skuadrës së MaurizioSarrit nuk i mjaftoi dygolëshi i GonzaloHiguain në minutat e fundit për të përmbysur dy golat e MattiaDestros dhe finalizimin e Rossettinit. 3-2 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje që mund t’i kushtojë shumë sidomos nga ana psikologjike skuadrës napolitanë. Bolonja ishte e papërmbajtshme që në fillim të sfidës, duke e gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 14-të me Destron. Napoli, i shokuar nga goli i shpejtë i vendasve, nuk arrin të riorganizohet në kohë dhe në të 21-ën pëson golin e dytë me autor Rossettini. Golin e nokautit formacioni i Sarrit e pësoi në të 60-tën, por në këtë rast Destro pati bashkëpunimin e PepeReinas. Napoli u kujtua vonë për të ndryshuar fatin e ndeshjes, pasi dy golat e shpejtë të Higuain në minutat 87 dhe 90 shërbyen vetën për të përmirësuar statistikat sulmuesit argjentinas.