Tirana dhe Partizani u perballen te henen pasdite per javën e 15-të kategorisë superiore në stadiumin tërësisht të rikonstruktuar “Selman Stërmasi”. Përpara ndeshjes dy ekipet dhe tifozeritë respektive mbajtën një minutë heshtje për Mirjan Hakanin, ish- peshëngritësin e mirenjohur, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Ne derbin kryeqytetas nuk pati fitues, pasi ai u nda ne “paqe” 0-0. Ishte nje ndeshje qe nuk ka dhuruar spektakël, ndryshe nga sa pritej nga te dy tifozerite.
Bardheblutë kanë qenë disi më kërkues në këtë takim, por në fund nuk ia kanë mundur qe të marrin 3 pikët. Partizani vazhdon të mos humbasë dhe mbetet në krye me 39 pikë, 2 më shumë se Skënderbeu. Ndersa Tirana mbetet në vendin e pestë me 22 pikë