Francë – COP21 – GCP: 36 miliardë tonë dyoksid karboni ndotje gjatë vitit 2014

0
158

 

 

 

nnNë vitin 2014 ndotja botërore e gjeneruar nga përdorimi I karburanteve fosile dhe aktiviteti industrial arriti në 36 miliardë tonë dyoksid karboni (CO2), një rritje me 0,6 për qind në raport me një vit më parë.

Kina mbetet ndotësi i parë botëror dhe është përgjegjës për prodhimin e 9,7 miliardë tonëve ose një e katërta e gjithë ndotjes (27 për qind).

Këto të dhëna publikohen nga “Global Carbon Project” sipas të cilit në vend të dytë është SHBA-ja me 5,6 miliardë tonë CO2 (15 për qind të totalit).

Ndërsa BE-ja është më mirë duke gjeneruar vetëm 3,4 miliardë tonë CO2 ose 10 për qind të totalit.

Nga ana tjetër CO2-shi i gjeneruar nga India është rritur në 2,6 miliardë tonë (7,2 për qind e totalit).

Ndërsa, përsa i përket ndotjes për banor, SHBA-ja qëndron në vend të parë me 17,4 tonë CO2 për banor, Kina me 7,1 tonë, Evropa 6,8 tonë dhe India pak më pak se dy tonë