Ngjarja /Sherr mes këngëtarëve, Stine godet Florin policia ndalon Ernest Dukën. Ja dëshmitë

0
207

 

 

ffloNga disa burime, duket se gjithçka ka zënë fill nga procedura e votimit, sepse Stine e ka votuar Florin me 26 nga 30 pikë, ndërsa Flori e ka vlerësuar me vetëm 2 pikë. “Të kam dhënë 2 pikë jo prej këngës, por sepse ti s’di të këndosh”, – i ka thënë Flori Stines, kur ky i fundit i është hakërryer duke i thënë: “Pse më ke dhënë 2 pikë?”

 

Përveç fundit të lumtur të fitores së Aurela Gaçes, “Kënga Magjike” ka shënuar edhe një incident të rëndë mes kolegëve. Këngëtarët Stine dhe Flori Mumajesi janë konfliktuar fizikisht mes tyre. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të spektaklit dhe përfundimit të votimit. Sipas të pranishmëve, Stine nuk e ka përmbajtur veten dhe e ka goditur Mumajesin me një send të fortë në ballë, duke e gjakosur. Mësohet se ka qenë Stine ai që ka nisur sherrin ndaj Florit dhe mendohet se shkaku kanë qenë pikët për këngët respektive. Stine i ka dhënë Florit 26 pikë (30 është maksimumi), kurse Flori nuk e ka vlerësuar aq shumë, duke i dhënë vetëm dy pikë. Pas këtij incidenti banal, Ernest Duka, i njohur në muzikë si “Stine”, u shpall në kërkim nga policia dhe u arrestua rreth orës 16:40 të pasdites së sotme. Stine ka mohuar se ka goditur kolegun e tij, duke thënë se ai është vetëplagosur.

 

Sherri mes këngëtarëve

Në përfundim të votimeve, pa u shpallur ende fituesi i “Kënga Magjike”, Flori Mumajesi është nisur për të dalë nga Pallati i Kongreseve, por nga pas e ka ndjekur Stine, i cili pas disa batutash ofenduese, e goditi kantautorin me një send të fortë në fytyrë (mendohet të ketë qenë kupa e festivalit). Është shkruar shumë për sherrin mes Stines dhe Florit pas finales së “Këngës Magjike 2015”. Nga shumë variante që janë treguar, qëndron fakti se ka qenë Stine ai që e ka goditur Flori Mumajesin. Nga disa burime, duket se gjithçka ka zënë fill nga procedura e votimit, sepse Stine e ka votuar Florin me 26 nga 30 pikë, ndërsa Flori e ka vlerësuar me vetëm 2 pikë. “Të kam dhënë 2 pikë jo prej këngës, por sepse ti s’di të këndosh”, – i ka thënë Flori Stines, kur ky i fundit i është hakërryer duke i thënë: “Pse më ke dhënë 2 pikë?” Nga kjo Stine është nervozuar shumë më tepër, duke e goditur kantautorin Mumajesi në ballë me një objekt të fortë dhe të mprehtë, me gjasë një shishe e thyer. Këndimi live në “Kënga Magjike 2015” ka ndryshuar tërësisht mekanizmat e vlerësimit të këngëtarëve për njëri-tjetrin. Ata kanë dëgjuar njëri-tjetrin gjatë provave dhe spektaklit, për të vlerësuar më pas performancën në tërësi, duke gjykuar jo më vetëm këngën, por mënyrën se si ajo përcillej nga interpretuesi. Sipas Florit, ka qenë interpretimi i Stines ai që ia ka ulur pikët “Çiftit Simpatik”. Ngjarja ka ndodhur në parkingun pranë Pallatit të Kongreseve, në kohën kur Aurela Gaçe u shpall fituese e “Këngës Magjike 2015”. Stine e ka ndjekur Florin nga pas ndërsa ai ka qenë duke dalë nga Pallati i Kongreseve, duke i kërkuar shpjegim për pikët e pakta që ai i ka dhënë.

 

Ndalohet Stine

Policia e Tiranës shpalli në kërkim menjëherë pas ngjarjes këngëtarin Stine (Ernest Duka), i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta këngëtarin Flori Mumajesi gjatë finales së “Këngës Magjike”. Sipas njoftimit të policisë, 34­vjeçari Stine ka goditur këngëtarin Flori Mumajesi ditën e pardjeshme. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Papa Gjon Pali”, menjëherë pas mbarimit të eventit. Ernest Duka është shoqëruar në komisariatin numër 1, ku pritet edhe të merret në pyetje për ngjarjen.

 

Dëshmia e Stines

Zbardhet dëshmia e kantautorit Stine ose Ernest Dukës në polici. Dëshmia e tij i jep një tjetër drejtim ngjarjes. Stine ka deklaruar se nuk e ka goditur kolegun e tij Mumajesi dhe se ai është vetëplagosur. Ndërkaq burime nga policia pohojnë se Ernest Duka do të lihet i lirë pasi të merret në pyetje. “Flori Mumajesi është vetëplagosur. Flori Mumajesin nuk e kam goditur unë”, – ka thënë Stine për blutë. Ndërkaq, burime nga policia pohojnë se Ernest Duka do të lihet i lirë pasi të merret në pyetje.

 

Rrëfehet Altin Goci: Kur dola jashtë gjeta Florin gjithë gjak, Stine po ikte

 

Altin Goci ishte këngëtari i parë që pa Flori Mumajesin të gjakosur në shkallët e Pallatit të Kongreseve. Në një intervistë ai tregon detajet e kësaj ngjarjeje të shëmtuar.

Altin çfarë di ti për ngjarjen e mbrëmshme ku Stine qëlloi Flori Mumajesin?

Ngjarja ka ndodhur teksa Aurela Gaçe ishte ngjitur në skenë dhe po këndonte këngën fituese. Ne, ndryshe nga herët e tjera që ku këndon fituesi të gjithë këngëtarët dalin në skenë, na i ishte thënë që kjo gjë nuk do ndodhte këtë herë. Ndërkohë që Aurela po këndonte, unë po largohesha nga Pallati i Kongreseve dhe po dilja nga dera nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Aty ndodhi ngjarja?

Kur unë dal te dera gjej Florin të mbuluar në gjak dhe Stine që po largohej. Pra ngjarja ka ndodhur maksimumi 30 sekonda para se unë të dilja.

Çfarë bëre ti?

Unë u llahtarisa nga ajo skenë që pashë. Lajmërova menjëherë “security”-n, kur ata erdhën, u mblodhën edhe këngëtarët e tjerë. Pashë që Flori ishte i vetëdijshëm, nuk i kishte humbur ndjenjat dhe menjëherë është dërguar në spital. Ajo zonë aty është në errësirë të plotë. Nëse aty do të kishte ndriçim dhe “security”, kjo ngjarje mbase nuk kishte për të ndodhur.

Përse mund të ketë ndodhur kjo ngjarje? Pasi u përfol se shkak ishte numri i vogël i pikëve që Flori i ka dhënë Stines…

Këtë nuk e di.