ManchesterUnited si duket nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi anglez Harry Kane. Skuadra e udhëhequr nga LouisVanGaal nuk është duke kaluar momentet më të mira në fazën ofensivë dhe synojnë të shpenzojnë në muajin janar. Objektivi kryesor i ‘Djajve të Kuq’, është sulmuesi anglez Harry Kane që po kalon momentet më të mira në karrierë. Sipas mediave angleze skuadra nga ‘OldTraford’, ka bërë gati një ofertë të ‘çmendur’ në drejtim të TottenhamHotspurs për yllin e ‘gjelave’. United ka ofruar plot 50 milionë paund apo 70 milionë euro në drejtim të Spurs për t’i bindur ata që ta lënë të lirë super sulmuesin anglez. Mbetët të shihet nëse Tottenham do ta lejojë largimin e lojtarit të saj kryesor, apo do të vazhdojë t’i rezistoj këtyre ofertave.