WerderBremen barazon me Shtutgartin

0
151

 

 

uuNë “Mercedes-Benz Arena” skuadra që drejtohet nga AlexanderZorniger barazoi 1-1 me bardhejeshilët, që pavarësisht këtij rezultati mbeten shumë pranë zonës së rënies nga kategoria. Në minutën e 33-të Kostis i dha mundësinë e shënimit të golit mesfushorit Rupp që nga një pozicion i volitshëm e dërgoi topin në rrjetë. Pas këtij momenti munguan rastet e pastra në portat respektive për të ardhur më pas te minuta e 71-të kur AnthonyUjahktheu baraspeshën. Në të 85-ën Shtutgarti ishte me fat teksa goditja e LevinOztunali u ndal nga traversa, ndërsa dy minuta më pas TimoWerner shpërdoroi një mundësi të artë për t’i dhënë fitoren skuadrës vendase. Fitore arriti dhe Darmstadt që mori 3 pikë të rëndësishme për mbijetesën pasi mundi 1-0 në transfertëEintracht Frankfurt, që është në krizë të thellë pas humbjes së 3-të radhazi. Goli i Sulu në minutën e 30-të të ndeshjes zgjidhi ndeshjen në favor të debutuesve në Bundesligë, që me këtë sukses parakaluan në renditje kuqezinjtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency