Ambasada e Shteteve të Bashkuara, dhuna në protestë vlerë jo demokratike

0
176

ambasada-amerikane

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës. Me anë të një deklarate për median. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë”, thuhet në deklaratën për media të amabsadës, e cila i bën thirrje PD që të hedhë poshtë këto akte.

Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA në Tiranë:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë. E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme.

Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike.

I bëjmë thirrje Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të gjitha partive të tjera t’i hedhin poshtë këto akte dhe të marrin  të gjitha hapat e nevojshëm për t’u siguruar që në të ardhmen protestat të mbeten paqësore dhe konstruktive.