Basha: Zgjidhja është largimi i qeverisë dhe zgjedhje teknike

0
156

 

 

bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi te marten se para demokrateve shtrohen  dy zgjidhje, të largohet qeveria famkeqe ose të pranojmë duke pare serish largimin e popullit, nga Shqipëria.Kryetari i PD-së, Basha në nje status të tij ne Facebook shprehet se “Para nesh shtrohen sot vetëm dy zgjidhje.Të largojmë qeveri-fatkeqësinë, ose të pranojmë duke bërë sehir largimin e popullit, nga Shqipëria. T’i nënshtrohemi tiranisë së vjedhjes, krimit dhe varfërisë ose te reagojmë sot, nesër do të jetë vonë. Nuk ka më kohë e nuk duhet t’i japim më kohë qeverisë së Edi Ramës me dyzet hajdutë”.Pritja e mbaroi kohën e saj, shkruan Basha duke vijuar se “Zgjidhja është largimi i qeverisë Rama-Meta, dhe krijimi i një qeverie teknike me ekspertë dhe figura publike me integritet të lartë moral, profesional dhe qytetar që do të përgatisë zgjedhjet e reja parlamentare”.