Deputeti i Partisë Demokratrike Edmond Spaho mbajti fjalën e tij në podium për protestën e opozitës, duke kërkuar largimin e Qeverisë Rama. Në fjalën e tij, Spaho tha se protestojnë kundër gjendjes së vështirë ekonomike dhe “kundër rilindjes së horrave”.
“Sot jemi pjesë e një tjetër proteste po në 8 dhjetor. Të gjithë protestojmë sot, jemi sot në bulevard, nga veriu në jug e nga lindja në perëmdinm sepse duam një jetë më të mirë, dhe duam rrëzimin e kësaj qeverie. Sot protestojmë për gendjen e vështirë ekonomike, protestojmë për ata 70 mijë emigrantë që kanë lënë atdheut gjatë 2015 për mungesë të bukës së gojës. Sot protestojmë kundnër rilindjes së horrave, kundër rilindjes së krimit, protestojmë që taskat mos përdoren për rikonstruksione zyrash e Ministrish, sepse nuk duam që të shëndoshin Vilma Nushin. Duam të jetojmë në Shqipëri, por s’duam të jetojmë me këtë qeveri. Të ikë qeveria, të ikë Rama, të ikë Meta, jemi të vendosur ta bëjmë këtë realitet”, tha Spaho.