Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur fjalimin nga podiumi përpara selisë së Kryeministrisë ka kërkuar largimin e qeverisë Rama pasi kësaj të fundit I ka mbaruar çdo gjë. . Nuk ka më pritje, pritja e mbaroi kohën e saj. Propaganda dhe mashtrimet e mbaruan kohën e tyre dhe tani ngjallin vetëm indinjatë përballë krizës që vetëm thekllohet, përballë korrupsionit dhe makutërisë , përballë zgjedhjeve të marra peng me blerje votash, përballë rrugëve të eksodit, përballë njëmijë të zeza ve që keni plagë në shtëpitë tuaja në shpirtin tuaj. Kjo është zgjidhja dhe nuk ka tjetër: të largohen, të ikin, të shporren! Para nesh kemi një Kryeministër që përballë lirisë që shqiptarët fituan 25 vite kemi një që ngrihet e zgjohet me fjalën burg. Pse kjo është zgjidhja e makutërisë së pronave publike. Kjo është zgjidhja që vjen nga mbushja e kupës dhe vrasja e shpresës, zgjidhja që vjen nga zgjimi i vrullshëm i një populli të tërë. Çfarë janë këta që gënjejnë e as skuqen dhe as nxihen. Çfarë janë këta që vetëm fryhen e kapardisen? Krimi ëhstë mbushur me pushtet dhe pushteti me krim, ku ligjin e bëjnë tutorët. A ëhstë ky shteti ynë? Ky është shteti i tyre dhe nuk mund të jetë krrë shteti ynë. Të ikin, të largohen, të shporren! Kjo është e vetma zgjidhje për ta. Qeveria e Edi ramës dhe Ilir metës e dogji mandatin e saj, ajo është kosto shtesë me skandalet e tyre të ëprditshme, me bllkoimin q ëi bënë hetimit ndërkombëtar të aferave të tyre të pista. Ikni, largohuni, shporruni sepse kjo qeveri nuk është më e aftë të korrigjojë kursin e saj të katasrofës kombëtare. Nuk munden jo se janë të paaftë por se më fatalja është se ata kanë kurdisur mekanizmin oligarkik të korrupsionit që mund ta mundim vetëm duke e shkatërruar nga themelet. 400 milionë Dollarë mungojnë nga tatimet dhe doganat, është shifra e tmerrshme e evazionit. Po kush është drejtori i përgjithshëm i doganave dhe tatimeve ku bëhet kjo babëzi. Asnjë iluzion! Ka qenë dhe është Edi Rama. Atë e gënjen mendja se mund ti punojë si të jenë të vetat. E gënjen mendja se s’ka kush ta shkarkojë.