Kosovë /Arrrestohen dhe dy deputetë të VV

0
161

 

Faton TopalliAlbulena HaxhiuMbërrin në dy numri i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të arrestuar sot, që të dy nga subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje. Policia e Kosovës ka arrestuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës, deputetin Faton Topalli. Ndërsa, paradite u arrestua deputetja Albulena Haxhiu, teksa po shkonte në një tubim në Gjilan.Dje, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, pas orësh qëndrimi i ftuar në Polici dhe Prokurori, është liruar me procedurë të rregulltë.Në 30 nëntor, arrinte në pesë numri i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të arrestuar, pasi policia konfirmonte shoqërimin në stacionin policor të Ismail Kurteshit e Fisnik Ismaili të VV dhe Haxhi Shalës së Nisma-s.Më parë, është arrestuar në selinë e VV-së Albin Kurti, Donika Kada Bujupi e AAK është arrestuar në shtëpinë e saj, ndërsa kërkoheshin dy të tjerë – Albulena Haxhiu e Faton Topalli, të VV. Për këta deputetë kishte fletë arreste pas zhvillimeve në Kuvend me gaz lotsjellës dhe përplasje tjera.Në reagime opozita sot thekson se, “veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe për demarkacionin me Malin e Zi”.Sipas opozitës, “Kosova sot është përballë një problemi politik, një krize politike, një krize parlamentare dhe logjika që problemet politike të zgjidhen me mjete policore nuk mund të interepretohet ndyshe përpos si shtypje e lirive politike”.
“Arrestimi i deputetëve ka qenë një veprim i nxituar, dhe përgjegjësinë për këtë e mbajnë vetë urdhërdhënesit, të cilët kanë rënë në kurthin që e kanë ngritur vetë. S’ka shtet normal që mban kaq shumë deputet në burg, në të njejtën kohë”, thuhet në reagimet e opozitës.