Ndahet nga jeta drejtori i INSTAT

0
174

 

cache-210-166-strict-149859_4Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Statistikave Gjergji Filipi u nda nga jeta në moshën 38-vjeçare, mbrëmjen e së hënës, teksa kurohej në një klinikë të specializuar jashtë vendit.Filipi ishte prekur nga një sëmundje e pashërueshme disa kohë më parë por të cilën e zbuloi vonë. Gjergji Filipi që prej 24 tetorit 2013 drejtonte Institutin e Statistikave. Më parë, ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Kërkimeve në Institutin AXHENDA.Gjegji Filipi ka qenë me detyrë konsulent për një sërë projektesh në fushat e zhvillimit dhe politikave ekonomike të financuara nga BE, Banka Botërore dhe institucione të mirënjohura ndërkombëtare.Ai ka patur disa detyra shtetërore, që lidheshin kryesisht me çështjet e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mbante titullin “Doktor i shkencave”, kishte veprimtari të dukshme universitare dhe mjaft punime shkencore.​