Protestuesit më në fund duket se e kanë gjetur një zgjidhje për të shembur bunkerin pranë ministrisë së Brendshme. Ata po ndezin një zjarr sa më të madh brenda dhe po tentojnë të mbyllin derën e hyrjes së tij duke rritur nxehtësinë brenda. Më pas duke i hedhur ujë të ftohtë nga sipër shpresojnë të arrijnë plasaritjen e betonit dhe më pas shembjen e tij. Kjo mënyrë është përdorur rëndom për të prishur bunkerët e komunizmit dhe për të marrë hekurin e tyre