Ajo theksoi se 8 dhjetori është dita e të rinjëve, ata që 25 vjet më parë i dhanë fund regjimit komunist, sot kanë nisur fillimin e fundit për qeverinë Rama.
“Sot në ditën e rinisë na ka bërë të gjithëve bashkë, represioni qeveritar dhe bindja se kjo qeveri duhet të ikë. Na ka mbledhur bindja se Rama ka bërë keq nga padia, ligësia, makutëria, babëzia.
Sot na ka bërë bashkë thirrja Rama duhet të ikë, Rama ik!. Sot si nënë e dy vajzave të vogla, si nënë si bijë , fjalën time do ja u kushtoj të rinjëve.
8 dhjetori është dita e të rinjëve, dita kur ju vendosët të rrëzoni regjimin komunist, sot jeni sërish ju që do të shënoni fillimin e fundit të qeverisë Rama. Ne nënat gdhe gratë jemi me ju.
Gratë janë viktima të arrogancës qeverisëse, të korrupsionit dhe interesave të krimit.
Sot të gjitha vajzat janë këtu në këtë shesh për ti thënë jo Ramës. Sot jemi bashkë me ju për ti thënë jo varfërisë dhe korrupsionit.
Sot ne protestojmë për ato vazja që u larguan me dhunë nga puna, por dhe për ato që sot nuk janë më, pasi humbën jetën nga arrogance qeveritare.
Sot ne jemi këtu me ju bijë dhe bija për të protestuar për mungesën e sistemit shëndetërsor, dhe arsimor. Jemi bashkë për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo diktaturë e re.
Ne premtojmë që nuk do të heshtim më. Jemi bashkë për të rrëzuar qeverinë e tenderave.
Së bashku do ja dalim, do bëhemi barikadë deri në rlargimin e këtij regjimi. Të gjithë bashkë le të tregojmë se shqiptarët nuk harrojnë, nuk blihen dhe nuk shiten por jetojnë me dinjitet.
Jemi këtu se e duam shqipërinë si gjithë Evropa”, tha Vokshi.