Protesta e opozitës/“Trembja” e parë e qeverisë, detajet e “revolucionit” nga gurët e tymëset tek zjarrvënia e bunkerit

0
124

 

 

berisha basha me protestuesit te PDPse protestuesit pas përfundimit të protestës iu drejtuan bunkerit, kush e ndaloi “rebelimin” dhe i drejtoi në selinë e PD-së

 

Gëzim Saliu

 

protesta e PDNuk u përmbush “revolucioni demokratik” i premtuar, por në fakt ishte rasti i parë kur nën drejtimin e Lulzim Bashës opozita së bashku me mbështetësit e saj i tregoi një pjesë të “arsenalit” të saj mazhorancës qeverisëse. Në të gjitha protestat e zhvilluara më parë, në këto dy vite e gjysmë, PD ishte ndalur vetëm tek mesazhet “kërcënuese”, por dje ajo ndërmori hapin e parë drejt asaj që mund të cilësohet pa druajtje si “opozita agresive”, gjë e cila është kërkuar me ngulm këto kohë nga disa prej ish-drejtuesve kryesorë të forcës më të madhe të së djathtës. Vetë mesazhi i përcjellë nga kryedemokrati në tërë këto ditë për një marshim të pandalshëm për largimin e qeverisë la “shijen” se 8 dhjetori nuk do ishte një protestë “monotone”. Të shumtë në numër, ndoshta edhe më se në 22 nëntor 2014, i cili përbënte deri dje tubimin më të madh të PD-së në këto vite opozitë, protestuesit nuk ngurruan ta përcillnin zemërimin e tyre kundrejt qeverisë përmes goditjes me vezë, tymëse, gurë e deri në flakadanë të murit ballor të Kryeministrisë. Por ata nuk u ndalën vetëm me goditjen e fasadës së godinës së qeverisë, pasi në planin e parapërgatitur kishin rezervuar edhe një moment kulminant të tubimit, i cili u shënua me vënien e flakës së bunkerit të ndërtuar pas Ministrisë së Brendshme. Ndonëse u mjaftuan me kaq dhe nuk e rrëzuan deri në fund bunkerin, kjo edhe pas udhëzimeve të ardhura nga përfaqësuesit e lartë të PD-së, duket se protesta e djeshme e kishte një lajm: “trembjen” e parë të qeverisë ndaj opozitës. Reagimet e shumta të përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse ndaj akteve të ndërmarra nga protestuesit ishin tregues të këtij fakti.

 

PROTESTUESIT TEK BUNKERI - /r/n/r/nPROTESTERS TRY TO DESTROY THE BUNKER -

Protesta

Ishin të shumtë qytetarët që i ishin përgjigjur thirrjes së Partisë Demokratike për të protestuar kundër qeverisë. Një pjesë e madhe e tyre fillimisht u mblodh në sheshin “Skënderbej”, ndërsa pjesa tjetër ishte e stacionuar në sheshin përballë Kryeministrisë. Protestuesit nisën marshimin me në krye përfaqësuesit më të lartë të PD-së rreth orës 11:20 minuta dhe iu bashkuan pjesës tjetër pas thuajse 20 minutash. Në podiumin e vendosur u ngjitën qytetarë të ndryshëm të cilët i bashkonte e njëjta kauzë: kundërshtia ndaj politikave të ndërmarra nga qeveria që kishte ndikuar në varfërimin dhe mjerimin e mëtejshëm të familjeve të tyre. Po ashtu në podium u ngjitën përfaqësues të opozitës si Patozi, Vokshi, Strazimiri, përfaqësues të lëvizjes së Dhjetorit 90 si edhe djali i Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, Kiri Hajdari. Gjatë thuajse të gjitha fjalimeve u vu re që protestuesit ndërkohë goditnin me gurë, vezë apo qese me bojë ndërtesën e Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë, Rama. Ndonëse bojën dhe vezën e kishin marrë më parë si pjesë e parapërgatitjeve të tubimit, gurët protestuesit i gjetën në formë rrethanore, duke i shkulur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Goditja e fasadës së Kryeministrisë dhe sidomos e stendës të vendosur së fundmi ndriçuese nga Kryeministri Rama arriti kulmin kur fjalën e mori kryedemokrati Basha. Për 5 minuta hyrja e Kryeministrisë dukej si një arenë lufte, e mbushur me tym, bojë, vezë, gurë e shkopinj. Rreshti i parë i policëve, i cili përbëhej edhe nga femra, megjithëse nuk u godit nga gurët apo mjete të tjera të forta, nuk i shpëtoi dot bojës dhe vezëve. Pas fjalës së liderit të opozitës Basha, u duk sikur protesta përfundoi dhe mbështetësit u larguan nga sheshi. Por krejt e kundërta ndodhi. Një pjesë e madhe e tyre, me në krye disa ish-të burgosur politikë, iu drejtua sërish sheshit “Skënderbej”, me synim prishjen e bunkerit të ngritur pas Ministrisë së Brendshme. Një grup protestuesish arritën të çanin, duke ushtruar forcë, rrethimin me llamarina dhe hynë brenda rrethimit të ministrive. Mes protestuesve para llamarinave që rrethonin ministritë u ndalën edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të gjithë efektivët e policisë që ishin vendosur në ruajtje të Kryeministrisë, u nisën me furgonë shpejt e shpejt drejt Ministrisë së Brendshme, për të siguruar rendin dhe qetësinë. Por pas një urdhri të marrë ata u tërhoqën, duke lënë protestuesit të vepronin. Protestuesit, pasi kanë shembur rrethimin me llamarina, hynë brenda dhe i vunë flakën bunkerit. Ndërkohë, të tjerë protestues kanë qëlluar me gurë ndërtesat përreth, Ministrinë e Transporteve e Bashkinë dhe për pasojë shumë prej xhamave të godinës së Transporteve u thyen. Protestuesit e tërbuar, me thirrje e shkopinj e gurë në duar, kanë shembur rrethimin e bunkerit dhe kanë hipur sipër tij, ndërsa futën shkopinj druri brenda tij, duke u vënë flakën. Ky ka qenë edhe momenti më kulminant i protestës, e cila nuk vazhdoi edhe më tej. Përfaqësues të lartë të PD-së, duke parë rëndimin e situatës, u kanë kërkuar protestuesve që ta ndërpresin me kaq tubimin dhe t’i drejtoheshin selisë së PD-së. Kjo thirrje e demokratëve ka ardhur ndoshta edhe për të ndalur acarimin e mëtejshëm të situatës. Gjithçka është normalizuar rreth orës 15:30, kur turma është shpërndarë përfundimisht drejt selisë së PD-së, ku zhvilluan në oborr një takim me kryedemokratin Basha dhe ish-kryeministrin Berisha. “Ju jeni heronjtë e ri të dhjetorit të dytë për liri dhe demokraci. Sot i treguam qeverisë së rrëzuar të Edi Ramës se për ne frika nuk ekziston, se për ne Shqipëria dhe shqiptarët ngrihen për të mos u ulur më kurrë”, – u tha Basha protestuesve.