Shqiptari meriton të qeveriset si njeri, me dinjitet, të jetojë ekonomikisht në drejtësi, të jetë qytetar që integrohet në një sistem demokratik të vërtetë, të marrë arsimin që duhet dhe meriton jo të mbetet në injorancë, të respektohet dhe dëgjohet e të mos merret nëpër këmbë, të njohë Shqipërinë si vendin e tij dhe jo të bredhë me thes në kokë si nomad në shkretëtirë, të marrë pjesë në ndarjen e të mirave materiale që prodhon vendi, të ketë rend dhe të qetësi, paqe dhe progres, evitim të çdo dhune, të ketë rroba për të veshur, medikamente për t’u kuruar, pensione për të jetuar, drejtësi që të gjykojë drejt, ligj të barabartë për të gjithë, nëpunës që ta njohë veten shërbëtor të qytetarit, shërbime sociale dhe funksione ekonomike të shtetit dhe jo tendera që bëjnë të pasur brenda ditës individë që janë thjesht mashtrues, të mos jetojë në skamje duke parë shpërdorime dhe keqadministrim të taksave të tij harxhuar në lukse idiote, të ketë politika publike të vërteta dhe jo braktisje të fatit të qytetarit në duart e lubive të babëzitura, fuqia publike të jetë e pavarur dhe të mos i shërbejë thjesht interesave private, ku më të pasurit të mos jenë ata që kanë pushtet, për transparencë, për shërbime falas dhe cilësore në arsim dhe kulturë, për ta vlerësuar historinë e kombit dhe jo ta përdhosim atë, model evropian zhvillimi dhe demokracie dhe jo neveri për Evropën, për politikanë modestë dhe kokulur dhe jo për prijës autistë. Për zgjedhja të lira dhe të barabarta dhe jo për farsa zgjedhore ku askush nuk di se për kë e ka dhënë votën, Ajo që ndodh sot në Tiranë, pavarësisht përmasave dhe fatmirësisht pa dhunë mbi njerëz; është edhe një herë 97 nga rënia në baltë e imazhit të vendit, edhe një herë prova se institucionet nuk e integrojnë qytetarin, çka duhet t’i bëjë të gjitha elitat, qytetarët, agjencitë, të vendit dhe të huaja, se Shqiptari ka nevojë të qeveriset ndryshe.