Babai Neymar: Nuk e pengoj të shkojë te Reali

0
163

babai-i-neymar-shokon-bar-ccedil-euml-n-do-t-euml-largohemi-nga-spanja_hd

 

Babai i Neymarit ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të djalit të tij te Real Madridi duke thënë se sulmuesi është i lumtur te Barcelona. Braziliani pritet të negociojë me Blaugranët për vazhdimin e kontratës dhe ka pasur spekulime se ai mund të zgjedhë të largohet nga Camp Nou. “Neymari e ka jetën e tij. Unë nuk mund ta detyroj që të shkojë te Real Madridi. Ai po e bën historinë e tij dhe është i lumtur me jetën që bën. Nuk mund ta rrezikoj këtë (lumturinë e tij), ai është djali dhe klienti im. Unë duhet të mendoj për lumturinë e tij, jo vetëm për paratë”, – ka deklaruar Neymar Sr. për ESPN Brasil.