Deputeti i PE-së/Fleckenstein: Nuk e kuptoj motivin e protestës së PD-së, jemi kundër dhunës

0
131

 

Knut-FleckensteinDeputeti i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, shprehet se dënon dhunën në protestën e opozitës dhe i bën thirrje asaj për sjellje më të përgjegjshme. Ish-reporteri për Shqipërinë në PE, thekson se e sheh të pakuptimtë protestën në këtë moment kur pritet miratimi i i ligjit të dekriminalizimit. “Pak javë më parë vizitova Tiranën. Isha i kujdesshëm në optimizmin se forcat politike do të arrijnë një marrëveshje që do të lejojë procesin e integrimit evropian që të avancojë në mënyrë të pandërprerë. Pas protestave të ditës së djeshme, të cilat për fat të keq u mbështetën nga lideri i opozitës, jam i detyruar të theksoj nevojën për kujdes dhe të bëj thirrje për një sjellje më të përgjegjshme. Sipas informacioneve të fundit që kam marrë ligji i dekriminalizimit është në prag të miratimit të tij; ndaj është e vështirë të kuptohet se çfarë motivoi këto protesta. Edhe në rastet kur protestat janë të ligjshme, është detyrë e organizatorëve që të bëjnë çdo përpjekje për të shmangur dhunën. Ne dënojmë fuqimisht dhunën dhe bëjmë thirrje për një sjellje normale politike, në linjë me standardet evropiane dhe interesat e kombit si i tërë”, – u shpreh Fleckenstein.