Itali /U qëllua me thikë nga një shqiptarë , vdes i riu në spital

0
165

 

oltjan-nela1Ka ndërruar jetë në spital në Terni, Itali 20-vjeçaro shqiptar Oltian Nela, i cili ishte goditur me thikë dy ditë më parë. Nela u goditur për vdekje nga një tjetër shqiptar, ndërsa nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Ternit, në Peruxhia.

Sipas policisë italiane Mariel Mjeshtri goditi me thikë 20-vjeçarin, pas një grindjeje në ambientet e një lokali. Oltjon Nela i kishte bërë komplimente një vajze që po kërcente, e cila mesa duket kishte edhe pëlqimin e Mjeshtrit.

Grindja mes dy të rinjve ka vazhduar edhe jashtë lokalit, ku shqiptari Mariel Mjeshtri e ka goditur Oltjon Nelën me thikë në gjoks. Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët kanë lajmëruar policinë.

Oltjon Nela jetonte në Itali që nga mosha 13 vjeç bashkë me familjen. Ndërkohë policia italiane ka arrestuar shqiptarin Mariel Mjeshtri dhe 3 shokët e tij italianë, nën akuzën e vrasjes.