Roma është duke kontaktuar me mbrojtësin e Liverpulit, Mamadou Sakho. Italianët shpresojnë ta huazojnë lojtarin gjatë afatit të janarit, me opsionin për ta blerë gjatë verës. Klubi italian planifikon ta forcojë fazën defensive dhe presin që Jurgen Klopp t’i largojë disa lojtarë nga skuadra aktuale. Strategu gjerman ka bërë planin e tij për ndërtimin e ekipit dhe natyrisht se do të ketë disa ndryshime. Megjithatë, largimi i Sakhos mund të mos jetë opsion, pasi ka gjetur formën e tij qëkur u kthye nga lëndimi.