Klubi i Portos është i vendosur që ta pengojë largimin e Ruben Neves. Futbollisti 18-vjeçar kërkohet nga klubet angleze, Chelsea, Liverpool dhe Arsenal. Mirëpo, The Mirror raporton se atyre u është bërë e qartë se klubi portugez nuk do ta lejojë largimin e mesfushorit në afatin e janarit. Neves prezantohet nga agjenti i njohur, Jorge Mendes, ndërsa vlera e tij është rreth 30 milionë paund. Ai rrjedh nga Akademia e Portos, ndërsa ka qenë i huazuar për një sezon te Padroense (2012–2013).