Prokuroria e Vlorës/ I akuzuar për vrasje të trefishtë, burg për jetë për Aleksandër Llanajn

0
200

rrrrrr

“Burg për jetë” është pretenca që Prokuroria e Vlorës ka dhënë për Aleksandër Llanajn, i akuzuar për vrasje të trefishtë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak muaj më parë në lagjen “Çole” të Vlorës.  Pretenca është dhënë dhe për Bertil Alliajn e Ani Begajn, të cilët ndodhe ende në arrato. Për dy personat në fjalë është kërkuar në total 35 vjet burg. Këta tre persona akuzohen për vrasjen e Haki Rakipit, Ardi Velaj si Albi Limaj. Sipas të dhënave zyrtare, atë kohë, rreth orës 04:00 të mëngjesit të së martës, Xhuljano Lutaj ka qenë në shoqërinë e shokut të tij, Albi Limaj, në një lokal lojërash fati, në afërsi të portit.

Në një moment, Lutaj mësohet se është konfliktuar me Akil Hasanajn (i cili njihet si Haki Rakipi) dhe Ardi (Ferdian) Velaj, të cilët ishin të armatosur me pistoleta. Sipas Lutajt, ata e kanë ofenduar dhe dhunuar në ambientet e kazinosë. Pas këtij momenti, sipas hetimeve policore, Xhuliano Lutaj i ka rrëfyer ç’ka ndodhi Albi Limajt, i cili nuk ndodhej me të gjatë momentit të konfliktit. Në ato momente, Limaj ka marrë përsipër të sqarojë konfliktin dhe në këto kushte ka vënë në dijeni edhe Aleksandër Llanajn, i cili kishte shoqëri me të dhe Lutajn.

Pas bisedës, ata kanë vendosur që të nesërmen të sqarohen me Ardi Velajn dhe Akil Hasanajn. Pak orë më vonë, sipas policisë, Llanaj dhe Limaj janë takuar bashkë. Ata kanë marrë me vete edhe dy shokët e tjerë, Bertil Alliaj e Ani Begaj. Ky i fundit drejtonte automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO dhe të gjithë bashkë kanë nisur kërkimet për Hasanajn dhe Velajn, të cilët i kanë gjetur në afërsi të lokalit “Adore”. Kur i kanë parë në verandën e lokalit, nga automjeti kanë zbritur Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me njëri-tjetrin, Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj kanë nisur konfliktin, i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit, ku si pasojë kanë mbetur të vrarë Hasanaj, Velaj dhe Limaj, si dhe është plagosur rëndë Llanaj. Policia tha se pas kësaj, Bertil Alliaj ka zbritur nga automjeti dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.