Dy portierët e skuadrës francize, Hugo Loris i Totenhemit dhe Stev Mandanda i Marsejës i kanë thënë gazetës Lequipe të së dielës, se ana nuk janë të kënaqur që shorti i vendosi përballë Shqipërisë. “Do të preferoja të evitoja Shqipërinë” është titulli i një shkrimi në krye të faqes së dytë të gazetës më të madhe sportive në Francë. Ndërsa në nëntitull shkruhet: “Steve Mamdanda kujton se ata vuajtën shumë ndaj dy ndeshjeve me skuadrën e Lorik Canës”. Gjithashtu Mandanda i ka thënë L’equipe: “Do doja ta kishim shmangur Shqipërinë. Kemi luajtur kundër tyre në grupin tonë kualifikues. Dhe e kemi parë se sa të vështirë e kishim të luanim”. Ndërsa portieri i parë i bluve, Hugo Loris, menjëherë pas shortit ka deklaruar për L’equipe: “Nga Shqipëria e dimë se cfarë presim. Eshtë një skuadër mbrojtëse që hidhet me shpejtësi në sulm”.