Drama e familjes Pepa e dëbuar nga Islanda, kanë shanse për të marrë nënshtetësi

0
159

Familja-shqiptare2

 

 

Familja shqiptare Pepa, e cila u dëbua nga Islanda javën e kaluar pasi iu refuzua statusi i azilit, mund të marrë nënshtetësinë e këtij vendi. Sipas raportimit në mediat islandeze, Komisioni Parlamentar për Çështjet Juridike dhe Edukimin do të marrë një shqyrtim rastin e kësaj familje, edhe pse Komisioni i Emigrimit refuzoi statusin e azilit.

Gazeta “Kjarninn” shkruan se, familja Pepa ka vendosur të aplikojë për nënshtetësi dhe se Komisioni Parlamentar do ta miratojë një gjë të tillë. Dëbimi i familjes Pepa, e cila ka një fëmijë të sëmurë kronik shkaktoi shumë debat në Islandë, ku pati edhe një peticion me rreth 6 mijë firma për shkarkimin e ministres së Brendshme. Fëmija 3-vjecar vuan nga fibroza cistike. Sipas mjekëve islandezë vendimi për dëbim ishte “dënim me vdekje” për fëmijën.