Lexoni se çfarë parashikojnë yjet për ju/Horoskopi ditorë 14/12/2015

0
142

 

hhhhhhhhhhhhhhhhhhBricjapi (21.12-20.01)

Do të ndiheni më të çliruar kur të liroheni nga një frikë e fëmijërisë. Jeni lodhur duke u detyruar të shmangeni në disa situata të caktuara. Një terapist simpatik do të ju ndihmonte mjaft. Mos diskutoni me të planet për punë. Mbani një kufi të rreptë mes jetës personale dhe asaj profesionale. Keni tendencë të investoni zemrën e shpirtin në punë por duhet të vendosni një ekuilibër në mënyrë që kur të vuani në njërën fushë, të gjeni shpëtim tek tjetra.

Ujori (21.01-20.02)

Duhet të këshilloheni nëse doni qasje inovative në shkrime. Keni ide të mëdha për të tërhequr audiencë. Nëse keni punuar në ndonjë skenar apo roman, është koha ta dërgoni tek ndonjë agjent. Puna juaj do të jetë e suksesshme por do t’ju marrë pak kohë për ta ndërtuar. Kur është fjala për sipërmarrje të tilla, garën e fiton ai që është i ngadalshëm dhe i qëndrueshëm. Dëgjoni këshillën e një miku lidhur me redaktimet.

Peshqit (21.02-20.03)

Do të fitoni shumë para, por mos u ngutni për t’i shpenzuar. Financat kanë qenë shumë të çrregullta dhe duhet të lejoni që të keni pak kursime në llogarinë tuaj bankare. Mësoni të kurseni për periudhat e pasigurisë. Për fat të mirë, ju nuk jeni materialist dhe keni tendencë të shmangni panikun. Familja juaj mund të jetë e shqetësuar. Ata duan t’ju shohin në një punë më të sigurt. Por kjo nuk është e mundur tani.

Dashi (21.03-20.04)

Një këshilltar do t’ju inkurajojë të zhvilloni më tej talentin tuaj. Kujdesuni të rezervoni një vend, sepse ka mundësi që hapësira të jetë e mbushur. Nëse nuk fitoni kursin që dëshironi, mos bëni panik. Do të hyni në një tjetër kurs, që po ashtu është i dobishëm. Është koha të tregoheni fleksibil. Universi do të shpërblejë optimizmin tuaj.

Demi (21.04-20.05)

Do të keni rast për të arritur paqen me veten. Mos u përpiquni të bëni ndonjë orar për të mbushur boshllëkun. Në vend se ta bëni këtë, më mirë është të bëni një sy gjumë, shëtisni apo të freskoni ditarin. Një kurs do t’ju kushtojë më shumë se që e keni menduar dhe do t’ju bëjë të mendoni që të hiqni dorë. Nuk është e drejtë të goditeni me akuza të fshehta. Nëse protestoni, eprori juaj do të kthehet në pikën fillestare.

Binjakët (21.05-20.06)

Sigurohuni të merrni pjesë në ndonjë mbledhje të komunitetit, meqë aty do të takoni njerëz me influencë. Sa më shumë kontakte që krijoni, aq më shumë do të përmirësoni perspektivën profesionale. Po ashtu do të zgjeroni eksperiencën. Dikush që është i impresionuar me inteligjencën tuaj, do të ju japë trajnime shtesë. Nëse jeni duke menduar të nënshkruani një kontratë ose të hyni në ndonjë marrëveshje biznesi, duhet të kontaktoni një profesionist juridik.

Gaforrja (21.06-20.07)

Reformimi i vendit tuaj të punës do të jetë sfidë e mirëseardhur. Keni ide të shkëlqyera për t’u bërë më efikas. Për fat të mirë, kolegët tuaj do të mbështesin idetë tuaja dhe do t’ju ndihmojnë të aplikoni sisteme të reja. Mos bëni lëvizje të shpejtuara kur bëhet fjalë për rregullativat. Nëse doni që sipërmarrja juaj të jetë e suksesshme, duhet të luani sipas rregullave. Aplikoni për licensat e duhura dhe investoni në pajisje të sigurisë.

Luani (21.07-20.08)

Një fushë e re do të jetë fitimprurëse. Nuk keni dëshirë të ndiheni të vegjël në këtë ekonomi. Përfitoni nga mundësia për të mësuar për tregje të reja ose për të zotëruar një program të ri kompjuterik. Miqtë do të jenë mjaft inkurajues. Por frikësohen se do t’i lini anash. Duhet të vlerësoheni pak më shumë për besnikërinë. Organizoni një shëtitje romantike me të dashurin. Ndryshimi i ambientit do t’ju bëjë mirë të dyve.

Virgjëresha (21.08-20.09)

I dashuri ose një partner biznesi do të përfitojë nga një burim i të ardhurave. Në mënyrë indirekte, edhe ju do të keni benificone. Do të ndiheni më të lehtësuar me mundësinë për të jetuar në luks. Por mos hiqni dorë nga përgjegjësitë e përditshme. Është e rëndësishme të qëndroni në industrinë që ju pëlqen. Nëse nuk jeni duke bërë punën që dëshironi, është koha ta kërkoni.

Peshorja (21.09-20.10)

Mundësia për të punuar me një sipërmarrje kreative do të jetë stimuluese. Keni qejf të bashkëpunoni me dikë që shikon jashtë kornizave. Më e mira nga të gjitha është se kontributet tuaja do të vlerësohen. Bukuria dhe zgjuarsia juaj do të ju përafrojë me partnerin. Bashkë, ju mund të arrini suksese të mëdha në fushën e arsimit, udhëtimit apo marketingut. Sigurohuni që të përfillni procedurat ligjore, nëse nuk doni të merrni ndonjë gjobë.

Akrepi (21.10-20.11)

Një detyrë e pazakontë do të ju ngazëllejë. Është rasti ideal për të përfituar para, duke bërë punën që dëshironi. Merrni me rezervë premtimet e eprorit. Ai nuk do të jetë në gjendje t’ju paguajë shumën që pretendon. Nëse duhet të zgjidhni mes një page të mirë dhe kësaj pune, zgjidhni pagën e mirë. Keni nevojë për stabiltet financiar. Pagesa nuk do të jetë fantastike por do të jetë e rregullt.

Shigjetari (21.11-20.12)

Marrëdhënia juaj do të përmirësohet nëse merreni me ndonjë hobi. Entuziazmi rinor i një miku tuaj do t’ju japë motive të reja për jetën. Jeni lodhur duke u marrë me njerëz cinik. Dikush do të thyejë kushtet e një kontrate dhe do t’ju duhet ta kërcënoni me veprime ligjore. Dërgoni një letër të ashpër paralajmëruese sepse do të mjaftojë që pala tjetër të mbajë premtimin. Ju urreni të përdorni taktika të tilla, por ka njerëz që duhet t’u bëni presion për të kryer obligimet e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency