Gazetari gjerman i kërkon falje Shaqirit: “Bëre zgjedhjen e duhur”

0
242

epa04296495 Xherdan Shaqiri, player of the Swiss national soccer team, upon the national team's arrival at Zurich Airport in Kloten, Switzerland on Thursday, July 3, 2014. The Swiss team was eliminated from the 2014 FIFA World Cup after losing the round of sixteen match 0-1 against Argentinia.  EPA/STEFFEN SCHMIDT

 

Në një letër publike drejtuar Shaqirit, Michael Krogerus, gazetari sporti në prestigjiozen NZZ, i kërkon falje atij në emrin e gazetarëve për vlerësimin e gabuar që i kishin bërë vendimit të Xherdanit për të kaluar neStoke të premierligës, shrkuanalbinfo.ch.

«Më duhet të ju kërkoj falje. Në emrin e (shumicës së) gazetarëve sportivë. Në fakt ishte kështu: Në fillim ne ju patëm mbivlerësuar, e pastaj, nënvleftësuar. Në fillimet e para ne ishim magjepsur. Ne nuk kishim parë për kohë të gjatë një lojtar të tillë me talent të veçantë dhe me një drejtpërdrejtshmëri të tillë të paimagjinueshme (edhe jashtë fushës).

Qoftë dhe një fëmijë katërvjeçar do ta ndjente se juve ju duhet një skenë më e madhe se ajo e Bazelit. Pastaj erdhi kalimi në Bajern të Munihut. Atje keni pasur një përpjesëtim të paimagjinueshëm në mes të ndeshjeve të luajtura dhe kupave të fituara. A ka ndodhur ndonjëherë që një futbollist të luajë kaq rrallë dhe të grumbullojë kaq shumë kupa?

Ngadalë, ne filluam të dyshonim në rezultatet tuaja. Është e vërtetë se në Bajern ju dhanë pak shanse – por përse ju ato pak shanse që u jepeshin i shpërdoronit sikur një tinejxher i rebeluar? Edhe në ndeshjet me kombëtaren ne kishim gjithnjë më shpesh vërejtje ndaj jush, edhe pse ju luanit në një klas botëror.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency