Ku është “shëndeti falas”? /Shqiptarët paguajnë 43 mln euro në spitale private

0
160

beqaj

 

Biznesi i spitaleve private në Shqipëri ka njohur një rritje dyshifrore gjatë vitit 2014, ndërsa shumë shqiptarë duket se kanë preferuar alternativën e kurimit privat, përballë shërbimeve të dobëta, apo të munguara që ofron sot sistemi shëndetësor shtetëror.
Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, pesë spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, kanë qarkulluar në total rreth 6 miliardë lekë, apo rreth 43 milionë euro, me një rritje prej gati 18% në raport me 2013-ën. Këto para që shqiptarët kanë shpenzuar për t’u kuruar në spitalet private, janë gati sa 75% e shumës që paguan taksapaguesit për sigurime shëndetësore po në vitin 2014. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shëndetësore për 2014-n ishin rreth 8 miliardë lekë dhe pritet të arrijnë në 9.2 miliardë lekë në 2015-n. Megjithatë, shumë individë, edhe pse janë të siguruar duket se kanë preferuar komoditetin që ofrojnë sot spitalet private, pavarësisht se u ka kushtuar më shtrenjtë. Megjithatë, spitalet private vijojnë të dalin me humbje ende të larta. Sipas një studimi të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të ndryshme të botës), investimet në spitale me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tri vitesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency