Moskë: Shkëmbim zjarri , dy persona mbeten të vdekur

0
167

MO

Kryeqyteti rus  Moska është përgjakur në orët e para të mëngjesit. Një shkëmbim zjarri ka bërë të paktën dy persona të mbeten të vdekur dhe tetë të tjerë raportohen të plagosur në qendër të Moskës.

Sipas agjencisë ruse të medias “Interfax”, “shkëmbimi i zjarrit u zhvillua në një rrugë në qendër të Moskës pranë selisë së qeverisë ruse”.

Imazhet e kapura nga kamerat e sigurisë dhe të publikuara nga kanali televiziv rus, Life Neës, tregojnë dy grupe me disa dhjetëra njerëz që shkëmbenin zjarr mes tyre për rreth një minutë, në një rrugicë pranë një restoranti korean.

“Interfax”, që citon një burim gjyqësor, njofton se “dy persona kanë mbetur të vrarë dhe katër të tjerë janë dërguar në spitale, ndërsa katër të tjerë kanë marrë plagë të lehta”.

Për shkaqet, “Një konflikt financiar mes pronarëve të restorantit dhe përgjegjësve të një kompanie ndërtimi që kishte rikonstruktuar restorantin ishte në origjinë të këtij shkëmbimi zjarri”, theksoi “Interfax” por hetimet ende nuk kanë zbardhur ngjarjen