“Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Donald LU dhe unë jam i kënaqur që ne mund të kemi një bisedë në lidhje me korrupsionin. Ju mund të mos e besoni, por unë kam shumë shpresë se gjërat po ndryshojnë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri”.
Me këtë koment, Ambasadori Donald Lu nis bashkëbisedimin pyetje-përgjigje me shqiptarët përmes faqes zyrtare të Ambasadës Amerikane në Facebook me tematikë korrupsionin e që mbërrin një ditë pas deklaratave të forta të kryediplomatit amerikan në Konferencën Gjyqësore Kombëtare.
“Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime – nga dekriminalizimi i parlamentit, deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave”, vijon komentin e tij, Donald Lu.
Por si do të ndodhë ky ndryshim? Donald Lu ka përgjigjien edhe për këtë pyetje të adresuar nga njëri prej ndjekësve të Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale.
“Ndryshimi i Shqipërinë do të fillojë me ligje te reja për dekriminalizimin, Zyren Kombëtare të Hetimeve, dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.
Një tjetër pyetje lidhej me dyshimet nëse klasa politike e vendit tonë është në gjendje që të shkulë fenomenin e korrupsionit. Donald Lu dha një përgjigjie të qartë për këtë.
“Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën antikorrupsion. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.”, thotë ai.
Vazhdon…