Priteni në mars, Samsung Galaxy S7

0
283

sa

 

 

Samsung Galaxy S7 do të dalë në muajin mars dhe do të ketë një ekran që funksionon me presionin shtypës që ushtrohet mbi të, njësoj si ekrani 3D Touch i Apple në iPhone 6S, shkruan Ëall Street Journal. Ashtu si Galaxy S6, dhe S7 do të ketë një Edge me një ekran të lakuar, thotë një burim për ËSJ. Ndërsa një burim tjetër thotë se versioni jo Edge, do të ketë një memorie më të madhe, njësoj si dy modelet e S6-tës. Media amerikane shkruan se S7 do të jetë shumë e ngjashme me S6, por teksa thuhet se kamera do të jetë më e përmirësuar, nuk do të ketë ndonjë ndryshim përsa i përket pjesës së pasme të telefonit.  Të reja të tjera përfshijnë një portë USB- C me kapacitetin e një ushqimi sa më të shpejtë të baterisë, dhe mundësinë e përfshirjes së skanerit të retinës në disa versioni të kësaj S7-te. Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge planifikohen të dalin në një konferencë në mes të marsit, pas publikimit të njoftimi në fund të shkurtit në Mobile Ëorld Congress.