Tani ka dhe dasmë të bardhë, çifti është lutur që të bie borë

0
153

bo

 

Le të shpresojmë që nusja nuk do të jetë ftohur pasi të ketë bërë setin e fotove. Teksa shumica e çifteve luten që të mos bjerë shi në ditën e tyre të dasmës, ky çift ka kërkuar që dita e tyre e veçantë të mbahet kujtim në një ditë bore.

Dëshira e Carly dhe Chris Atëill për dëborë u realizua dhe dasma e tyre u kthye në një atmosferë të mrekullueshme dimri, me 8 inç dëborë.

Fotografi i dasmës, Paul Liddement fiksoi disa pamje të çiftit të porsamartuar në Barnard Castle në Durham.

Bora nisi të bjerë sapo nisi ceremonia e dasmës dhe kur panë vetëm një orë më pas ajo kishte arritur një trashësi.  “U kënaqëm kur pamë aq shumë dëborë, ishte magjike”, thotë 30-vjeçari Carly.

Pas ceremonisë ata dolën jashtë dhe nuk e lanë tu ikte rasti për të bërë një set fotosh në dëborë. Edhe vetë fotografi Paul, 36 vjeç, i cili ushtron këtë zanat prej tre vitesh thotë se nuk i kishte ndodhur ndonjëherë të bënte set fotosh dasme në dëborë.