Balla : Ambasadorët nuk duhet që të përfshihet në shënjestrat politike

0
163

Deputeti i PS Taulant Balla, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku opozita ka kerkuar ngritjen e nje komisioni hetimor per verifikimin e ligjshmerise se emerimeve ne administraten shteterore.

 

Pas deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha në lidhje me ambasadorin e Gjermanisë Hoffmann, për të cilin tha se ai dhe Mustafa Nano janë të vetmit që thanë se zgjedhjet e fundit vendore ishin të lira dhe të ndershme, ka reaguar i pari deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ky i fundit, përmes një postimi në Facebook, duke folur në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Gjermani, shprehu keqardhjen për këtë deklaratë të ish-Kryeministrit Berisha. Balla tha se asnjë ambasador nuk duhet që të përfshihet në shënjestrat politike. Balla kërkoi nga ish-Kryeministri Berisha që ambasadorët të mos përfshihen në të tilla akuza.