Një drejtor i arrestuar për korrupsion disa javë më parë ka ndërruar jetë në spital. Lajmi është bërë i ditur nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve.
Robert Shtëmbari është arrestuar në muajin nëntor për korrupsion, ndërsa ai mbante detyrën e drejtorit të Emergjencave në Lushnje.
Sipas tyre, “Robert Shtëmbari, i paraburgosur prej muajit nëntor 2015 pranë IEVP Rrogozhine, ka pësuar një atak kardiak pasditen e sotme.
Sapo ka ndodhur ngjarja, rreth orës 16:40, është njoftuar mjeku roje i institucionit, i cili ishte prezent dhe ndërhyri menjëherë. Pas dhënies së ndihmës së parë në institucion, i paraburgosuri është nisur për trajtim të specializuar në qendrën shëndetësore Rrogozhinë, ku ka mbërritur në orën 16:50.
Rreth 20 minuta pas paraqitjes aty, i paraburgosuri ka ndërruar jetë. Sqarojme se ky person vuante nga tensioni i larte, gjë për të cilën trajtohej rregullisht.
Vetëm dy ditë më parë ai është shoqëruar për një vizitë tek mjeku specialist (kardiak). Shtëmbari ishte 55 vjeç dhe banues në Tiranë”.