Mbesa e At Zef Pllumit/ Ndjesa që kërkoi Kryeministri nuk ishte e plotë , duhet të kërkonte kthimin e dekoratës

0
148

mb

Dekorimi i persekutorëve të regjimit komunist mes tyre i torturuesit të At Zef Pllumit, Shyqyri Çokut ka sjellë reagime të shumta si nga ana e opozitës, qeverisë dhe familjarëve, përveç opinionit publik. Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë familjeve për dekorimin e torturuesve, por e hodhi përgjegjësinë mbi qeverinë e kaluar dhe ish­Kryeministrin Sali Berisha që i futi këta persekutorë në listën e veteranëve të kategorisë së parë.

Pas këtyre deklaratave, Angjelina Gjeka, mbesa e At Zef Pllumit është shprehur deri diku e kënaqur, por sipas saj Kryeministri nuk tha se do të kërkonte kthimin e dekoratës për Shyqyri Çokun.

“Jam e kënaqur që Kryeministri kërkoi ndjesë. Kjo ndjesë megjithatë nuk është e plotë. Nuk tha se do të kërkonte kthimin e dekoratës. Shyqyri Çoku ka torturuar xhaxhain tim. Dekorimi i tij është fyerje për familjen time”, tha Angjelina Gjeka.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency