Dashi
Mund të arrini vonë në ndonjë takim të rëndësishëm ose të harroni t’i përgjigjeni ndonjë email-i po ashtu të rëndësishëm. Planetët do t’ju bëjnë impulsivë.
Demi
Ndonjë dalje e vogël parash ekstra do t’ju sjellë humor të keq, por gjithsesi do t’ju kompensohet shumë shpejt. Ndihma nga të tjerët nuk duhet të jetë një alibi.
Binjakët
Nëse jeni çift, sot është momenti që të jeni bujarë me partnerin tuaj në të gjitha kuptimet. Një sekret i tradhtuar nga një i njohur ose nga një mik.
Gaforrja
Dita do t’ju nisë me humor të keq, por do të përfundojë me humor të mirë. Në mbrëmje do të ndodhë një ngjarje e paparashikuar, por shumë e bukur.
Luani
Në mëngjes do të kaloni momente tensioni me një mik. Pasditja do të jetë nervozuese, ndërsa mbrëmja me telefonata irrituese. E nesërmja do të jetë ndryshe.
Virgjëresha
Nëse shpresoni në ndihmën e një personi për ju të dashur, sot mos e prisni këtë gjë. Diçka duhet të ndryshoni në jetën tuaj. Suksesin do ta gëzoni pas kësaj.
Peshorja
Çdo ditë që kalon, partneri juaj mund të largohet prej jush. Jupiteri i mbështet projektet tuaja dhe sot do t’ju japë mundësi të mira për t’i çuar deri në fund.
Akrepi
Nëse besoni se mjafton vetëm një diskutim banal për të larguar partnerin tuaj, do të thotë se ende keni pak besim tek ai. Mos kërkoni borxhe.
Shigjetari
Sot mos u shqetësoni shumë nëse nuk do të ndieni emocione të forta: mëngjesi do të jetë kështu, por mbrëmja premton rimëkëmbje të plotë dhe shumë dashuri.
Bricjapi
Do të ndieni një zbrazëti të madhe, duke menduar gjëra të vjetra të jetës suaj. Mos bini shumë në këto mendime. Jini fleksibël dhe tolerantë.
Ujori
Nëse jeni në një fazë që doni të bashkëjetoni, bëjeni me entuziazëm dhe largoni të gjitha frikat. Nëse ju del ndonjë shqetësim me partnerin, tregohuni të hapur me të.
Peshqit
Nëse ju duhet një borxh, mos i besoni rastit të parë që do t’ju prezantohet. Do të gjeni me siguri atë që bën për ju, por me një minimum sforcimi.