Vetëm një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita, për tu realizuar përpara parlamentit, Albana Vokshi ka ashpërsuar tonet duke ftuar shoqërinë civile që të nisë nënshkrimin e një peticioni për shpalljen non-grata të Kryeministrit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste e cila përmes Olta Xhaçkës ka thënë se PD i trembet reformave të qeverisë.Kjo sipas Vokshit, duhet të vijë si përgjigjie ndaj thirrjeve raciste që bëri Rama gjatë një takimi në Sarandë, kundër veriorëve.Albana Vokshi ka deklaruar se Rama ka kohë 24 orë që të largohet nga vendi, pasi në të kundërtëndo të ketë pasoja.“Inkurajoj shoqërinë civile të angazhohet në mbledhjen e firmave për të shpallur Edi Ramën person non grata” ka thënë Vokshi.Ajo shtoi se Kryeministri shkeli Kushtetutën, ndaj ai duhet të japë dorëheqjen për thirrjet raciste.“Ai ka afat 24 orë të ikë nga Tirana! Më pas populli merr fatet e tij në dorë”, është shprehur deputetja Vokshi në një intervistë.“Era e revolucionit demokratik në Shqipëri ka nisur dhe shqiptarët ,me besimin në Zot, do ta fitojnë këtë betejë për të drejtën! Agjendat e lëvizjeve popullore janë të qarta: nuk ka kthim prapa deri në largimin e qeverisë më të korruptuar në Shqipëri. Diktaturat janë sistemet që rrëzohen me revolucione, që hapin më pas rrugën për të përgatitur rotacionet e pushteteve me votë të ndershme“, ka vijuar ajo.Menjëherë pas kësaj ka deklaruar deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka e cila ka thënë se Bashkimi Europian vijon që të mbështesë reformat e qeverisë,ndërkohë që PD ska asnjë kauzë për të protestuar, veç ardhjes në pushtet me pahir.Sipas Xhaçkës, deklarata e Vokshit ka nxjerrë në pah aryesn e vërtetë të protestave, atë të thirrjeve skandaloze, për shpalljen non-grata të Kryeministrit, duke theksuar qartësisht se PD nuk ka një kauzë për të protestuar.Sipas Xhaçkës, të tilla deklarata tregojnë se Partia Demokratike kërkon të marrë pushtetin me forcë dhe se iu frikësohet reformave të ndërmarra për rimëkëmbjen e vendit.Ajo shtoi se PD-ja në këtë prag festash po blen njerëzit në nevojë për të dalë dhe për të protestuar. Ajo tha se, revolucioni i Shqupit është një sajesë egoiste.