E njohim për këngët e tij dhe famën që ai tashmë ka krijuar si një ndër personazhet më aktiv në skenën shqiptare.
Por një anë tjetër e reperit nga Durrësi Noizy, është dhe zemra e tij e madhe, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët, që duket se janë dhe pika e tij e dobët. Ashtu si thuajse çdo vit, artisti nuk ka munguar me prezencën e tij në krah të fëmijëve jetim.
Në këtë prag festash një dhuratë të veçantë kanë marrë këta të mitur, ku enkas për ta është organizuar një mbrëmje speciale bamirësie e titulluar “100 donatorët”.
I ftuar në këtë festë, ku nuk kanë munguar dhe dhuratat, ka qenë dhe reperi i njohur i cili ka qëndruar në krah të organizatores së këtij eventi, deputetes së Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau.
Krahas Noizy-t në këtë darkë kanë qenë të ftuar dhe personazhe të tjetër të njohur, si këngëtarja Albërie Handërgjonaj.
Të gjithë të mbledhur për një kauzë humane, e cila në këtë prag festash është më e ndjeshme se kurrë për të gjithë ne.