Nëna e një studenteje e cila u përdhunua në grup në një autobus në Delhi ka zbuluar emrin e vërtetë të vajzës së saj.
Nëna e studentes 23-vjeçare tha se ndjente turp dhe neveri ndaj autoriteteve të cilat ndryshuan emrin e vajzës.
“Vajza ime quhet Jyoti Singh dhe jo emrin që vunë autoritetet”, u shpreh nëna Asha Singh.
Sipas ligjit indian vajzat të cilat përdhunohen nuk mund tëi publikohet emri i vërtetë për shkak të denigrimit nga shoqëria.
Studentja e cila u përdhunua gjatë vitit 2012 nga një grup djemsh ka humbur jetën.