Pronat shtetërore/Miratohen tarifat dysheme për dhënien me qira të ndërtesave shtetërore

0
162

 

 

nnnKëshilli i Ministrave ka përcaktuar tarifat dysheme për dhënien me qira të ndërtesave shtetërore, përmes një vendimi të publikuar në “Fletoren zyrtare”. Sipas tabelave të reja, qiraja për një metër katror tokë shtetërorë në Tiranë do të kushtojë jo më pak se 300 lekë, ndërsa jashtë saj, jo më pak 150 lekë. Në qytetin e Beratit çmimi do të jetë 100 lekë për metër katror, ndërsa jashtë qytetit 50 lekë metri katror. Në qytetin e Durrësit çmimi minimal do të jetë 200 lekë për metër katror. Ndërsa jashtë tij jo më pak se 150 lekë metri katror. Qiratë më të lira, sipas tabelës, vërehen në Kukës, ku çmimi minimal është 75 lekë për metër katror, ndërsa jashtë qytetit 50 lekë për metër katrorë. Njëherësh Këshilli i Ministrave ka vendosur të jepen me qira edhe sipërfaqet në pronësi të ndërmarrjeve, por që nuk shfrytëzohen prej tyre. “Shtesa në kontratë ose kontrata e re, në rastet kur në administrim të shoqërive, ndërmarrjeve shtetërore apo institucioneve shtetërore kanë mbetur pasuri shtetërore truall, me sipërfaqe jo më shumë se 1 000 (një mijë) m2, që janë të pashfrytëzueshme për shkak se janë të rrethuara ose në kufi nga i njëjti pronar ose pronarë të tjerë dhe kur kjo sipërfaqe kërkohet të merret me qira nga i njëjti pronar”, – përcakton Këshilli i Ministrave.
Tabela 

TARIFAT DYSHEME TË QIRASË MUJORE PËR NDËRTESAT SIPAS QARQEVE
 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency